23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Drama në Durrës: Babai që mbajti peng fëmijët në apartament, flasin fqinjët

Banorët në Durrës thonë se fëmijët kishin qëndruar në atë apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës për rreth një muaj, ku u raportua se babai i tyre, Aleks Marku, ka qëlluar me armë zjarri dhe i ka mbajtur peng ata.

“Fëmijët kanë një muaj që qëndrojnë këtu. I kemi parë ata të dalin rëndom nga apartamenti,” thonë banorët.

Më parë një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Durrës, ku rreth orës 02:20, policia është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri ishte marrë me qira javore nga 40-vjeçari me inicialet A. M., banues në Lezhë. Ky i fundit dyshohet se brenda banesës mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11-vjeç.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të policisë. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, forcat “RENEA” i kanë bërë thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orëve negociatash, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e 40-vjeçarit, të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës. Gjithashtu bëhet me dije se 2 fëmijët u nxorrën në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Flamuri shqiptar dhe simboli i protestave shfaqen në Botëror”/ Pamjet nga Texas tërheqin vëmendjen...

0
Një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë ndeshjes së vlefshme për Kupën e Botës 2026 mes Netherlands national football team dhe Japan national...

“Shteti pa drejtësi nuk është shtet”/ Toni Gogu nga Berlini: Reforma në Drejtësi është...

0
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka theksuar rëndësinë e konsolidimit të Reformës në Drejtësi, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri për forcimin e...

Studimi ngre alarmin: Dieta gjatë shtatzënisë mund të lidhet me rritjen e rrezikut për...

0
Rastet e autizmit janë rritur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit dhe shkencëtarët vijojnë të hetojnë faktorët që mund të ndikojnë në këtë fenomen. Një...

A po ngadalëson “Ozempic” plakjen? Studimi i ri zbulon efekt surprizues në ADN, por...

0
Një studim i ri i realizuar nga studiues të Universitetit të Kalifornisë në San Diego dhe institucione partnere në SHBA sugjeron se semaglutidi, përbërësi...

Horoskopi ditor , e Hënë, 15 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen energjikë dhe të vendosur. Është moment i mirë për të marrë iniciativa dhe për të çuar përpara projektet personale. Në...