28.6 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

“Dua Champions-in dhe Botërorin” – Haaland hapet për ëndrrat, frikërat dhe familjen

Erling Haaland, sulmuesi norvegjez i Manchester City, ka folur hapur për ëndrrat e tij në futboll, por edhe për frikërat dhe humbjet personale që e kanë shoqëruar gjatë jetës.

“Dua të fitoj sërish Champions-in me City-n dhe pastaj të luaj në Botëror apo në Europian me kombëtaren time. Mendoj se ka ardhur momenti për Norvegjinë që jo vetëm të marrë pjesë në një turne të madh, por edhe të provojë ta fitojë. Do të ishte një festë e jashtëzakonshme në rrugë,” – deklaroi Haaland për sfidat e ardhshme me kombëtaren.

Por përtej fushës, sulmuesi 25-vjeçar pranoi se ka frikë nga vdekja:

“Shpesh, para se të fle, mendoj se çfarë do të ndodhë kur të vdes. A do të shkoj në Parajsë apo në Ferr? Janë pyetje që më shoqërojnë prej disa humbjeve të mëdha që kam përjetuar.”

Haaland ka humbur kohët e fundit disa persona të dashur, përfshirë gjyshin, menaxherin e tij Mino Raiola, dhe një mik të ngushtë vitin e kaluar.

“Ende e kam të vështirë ta përpunoj këtë dhimbje,” shtoi ai.

Ai foli gjithashtu për rolin e tij si baba, pas lindjes së djalit në tetorin e kaluar:

“Kur lindi, unë luajta një ndeshje dhe pastaj shkova direkt në spital për të ndjekur lindjen. E di që si futbollist nuk mund të jem gjithmonë pranë djalit tim, Guardiola nuk do të ishte i lumtur nëse unë humbisja një ndeshje për ditëlindjen e tij. Por e di që kur të tërhiqem nga futbolli do të jem aty për të në çdo festë.”

Haaland tregon kështu një anshmëri njerëzore pas figurës së futbollistit të suksesshëm, duke përzier ambicien sportive me emocionet dhe përgjegjësitë personale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...

“Gjithçka shkoi mirë, zemra ime po rreh sërish ritmikisht”, Laporta rikthehet në detyrë pas...

0
Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, është rikthyer në aktivitetet zyrtare të klubit, duke bërë paraqitjen e tij të parë publike pasi u shtrua...

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...