7.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Dua Lipa në kopertinën e ‘Vogue’, shijon ushqimin nga shefja e kuzhinës franceze

Dua Lipa është në kopertinën e Shtatorit të “Vogue France” dhe ka realizuar edhe një video për revistën teksa shijon gatime franceze nga shefja e kuzhinës Hélène Darroze. Ajo është një prej shefeve më të njohura franceze që ka 6 yje Michelin dhe tre restorante të klasit të lartë.

Videoja fillon me një gatim aspak të zakonshëm me farën e kakaos së bardhë dhe havjarit që përdor si ‘pjatë’ kurrizin e dorës së Duas.

Më tej, ndërsa vijojnë gatimet e tjera, këngëtarja sjell ndër mend edhe ditët nga fëmijëria dhe lidhjen me ushqimin.“Kur isha fëmijë s’më lejonin të bëja naze kështu që në fakt ha gjithçka. Kam provuar tru, gjuhë, eskargo (kërmij). Këmbë bretkose s’kam provuar ende. Por do e bëja”.

Vetëm disa minuta më vonë, Dua tregon se në fakt s’e ka aspak problem të shijojë ushqimin ndërsa provon një gatim që s’e ka ngrënë më parë: mish pëllumbi.

Është i shijshëm”, shprehet ajo. “Çdo gjë që njerëzit thonë: ‘S’dua ta provoj’, unë them do ta provoj dhe nëse më pëlqen, do ta mbaroj. Ka gjëra të caktuara, shije të caktuara që më duken të forta si selinoja, çuditërisht. Përveç saj, ha pak a shumë gjithçka. Nuk diskriminoj”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...