24.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Durrës/ I dënuar me 20 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet Alket Hatija

I dënuar me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në një hotel në Durrës, me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen dhe arrestimin e shtetasve në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, nga strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “International”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë këtij operacioni, është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, shtetasi:

Alket Hatija, 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar atë, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Shtetasi Alket Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë, për trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë periudhës 2003-2004, ky shtetas ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. 50-vjeçari ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast).’- njofton policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...