14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Dy ekipet ndahen në paqe, në derbin e kryeqytetit, në “Air Albania”

Në një derbi pa spektatorë dhe më një terren shumë të rënduar, vështirë të gjesh detaje pozitive. Si rrallë herë në vitet e fundit, sfida më e rëndësishme e futbollit shqiptar, ishte pak e bukur tu parë, pak raste për shënim, me dy ekipet që më shumë u kujdesën për të mos humbur se sa për të fituar.

Në kushtet se si u zhvillua ky derbi, i pari sezonal, “X” pa gola më shumë i shkon përshtat Partizanin, me të kuqtë që ruajnë trendin e rezultateve pozitive, fundja një pikë përballë një kundërshtari që ishte i detyruar për të fituar, nuk është për tu hedhur poshtë. Tirana zhgënjen sërish, më shumë se sa në lojë, zhgënjen në rezultat, 6 pikë pas 6 javësh janë shumë pak për një ekip kampion në fuqi.

Kthesa e shumë pritur nuk është erdhi as këtë herë më trajnerin Dede që ende nuk po shijon pikët e plotë në këtë rikthim në shtëpi. “Air Albania”, dhe tapeti i këtij impianti moderne, ishte makthi më i madh përpara këtij derbi, dhe ashtu rezultati.

Dy ekipet kërcënuan vetëm në goditje standarde apo me goditje sporadike nga distanca, shumë pak aksione të rrjedhshme. Në fund, nuk mund të mungonte dhe pak moviole me Ernest Muçin që reklamoi një penallti, rasti më i kontestueshëm i këtij takimi. Dy ekipet ndahen në paqe, në një derbi që të gjithë shpresojnë të jetë ndryshe në të ardhmen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...