27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Dy viktima nga aksidenti tragjik në autostradën Levan–Vlorë, shoferja italiane pritet të arrestohet

Vlorë – Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e djeshme në autostradën Levan–Vlorë, pranë fshatit Panaja, në vendin e quajtur “Kripa”.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:15, kur një automjet tip “Dacia” me targa AA408XY, e drejtuar nga shtetasja italiane Angela Tanzillo, 28 vjeçe, goditi nga pas një kamionçinë që drejtohej nga Alfred Hasani, 62 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kamionçina u përplas fillimisht me barrierat anësore dhe më pas u përmbys jashtë rruge.
• Alfred Hasani humbi jetën në vendin e ngjarjes.
• Artan Muho, i cili udhëtonte si pasagjer në kamionçinë, mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, por ndërrroi jetë rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Shoferja italiane Angela Tanzillo u shoqërua menjëherë në komisariat dhe, sipas burimeve policore, pritet të arrestohet pas përfundimit të procedurave hetimore.

Ndërkohë, Grupi Hetimor po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit, ndërsa materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ky është burri im”, Taylor Swift shpërthen në festë për touchdown-in e Travis Kelce...

0
Taylor Swift u shfaq e emocionuar në tribunat e stadiumit Arrowhead, teksa festoi touchdown-in e bashkëshortit të saj, Travis Kelce, gjatë ndeshjes së Kansas...

Sherr me thikë në Pogradec, plagoset një person në shpatull

0
Një sherr në Pogradec ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht...

E ngatërroi me një dre dhe e qëlloi për vdekje, 39-vjeçarja nënë e 5...

0
Një 39-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve, është vrarë tragjikisht në Delaware të SHBA-së, pasi një 74-vjeçar dyshohet se e qëlloi me armë zjarri, duke...

368 zjarre në Shkodër gjatë verës, flakët përfshinë 400 hektarë pyje në Tërbun: Zonat...

0
Mbi 300 raste zjarresh janë regjistruar në qarkun e Shkodrës gjatë muajve të verës, ndërsa krahasuar me një vit më parë, në zonat urbane...

Rihanna dhe djali 3-vjeçar surprizojnë ASAP Rocky-n në skenë: Vogëlushi merr mikrofonin dhe falënderon...

0
Një moment familjar dhe plot emocione ka pushtuar skenën në Kopenhagë, ku Rihanna dhe djali i saj 3-vjeçar, Riot, iu bashkuan ASAP Rocky-t gjatë...