20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“E bëra për ta shpëtuar”: Nëna dhe nusja vrasin djalin e dhunshëm në Itali – një krim që tronditi vendin

Një ngjarje rrëqethëse ka tronditur Italinë, ku një nënë, Lorena Venier, 62 vjeç, ka pranuar se ka bashkëpunuar me partneren e djalit të saj, Maylin Castro Monsaldo, për të vrarë të birin 35-vjeçar, Alessandro Venier, pas një periudhe të gjatë dhune në familje.

“Më kërkoi ndihmë… e bëra për ta shpëtuar,” është shprehur Lorena gjatë dëshmisë së saj tronditëse para hetuesve, ku ka rrëfyer në detaje se si i dha fund jetës së djalit, që e kishte kthyer jetën e partneres së tij në një ferr.

Sipas hetimeve, Alessandro ushtronte dhunë sistematike ndaj Maylin-it, nënë e një foshnje të lindur në janar. Në një akt dëshpërimi, Maylin i kishte kërkuar ndihmë Lorenas, duke i thënë se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijës.

Lorena i dha një ilaç djalit në limonadë për ta bërë të përgjumur, më pas e injektoi me insulinë për ta paralizuar. Vrasja përfundoi me përdorimin e lidhëseve të këpucëve nga Maylin, pasi përpjekja për ta mbytur me duar kishte dështuar.

Trupi u copëtua dhe u fsheh në një kosh mbeturinash në garazh, i mbuluar me gëlqere, në përpjekje për të zhdukur gjurmët. Krimi ndodhi më 25 korrik, por u zbulua ditë më vonë pas një hetimi të detajuar.

Hetuesit zbuluan se Alessandro kishte një histori dhune dhe varësie nga droga. Ngjarja ka hapur një debat të fortë publik mbi vetëmbrojtjen dhe dështimin e sistemit për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje. Ndërkohë, Lorena dhe Maylin ndodhen në paraburgim, në pritje të përballjes me drejtësinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...