32.8 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

“E marr si shenjë vlerësimi” – Arbana Osmani reagon pas debatit për ftesën e Feros në podcastin e saj

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar pas valës së komenteve dhe polemikave që shpërthyen në rrjetet sociale, pasi u bë e ditur se Fero do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e saj “Mirmëbrëma YJE”.

Në një postim në Instastory, Arbana tha se i ka lexuar të gjitha reagimet dhe se respekton mendimin e secilit, duke e parë këtë debat si një tregues vlerësimi për punën e saj.

“I kam lexuar të gjitha reagimet në rrjet në lidhje me pjesëmarrjen e Feros tek @mirembremajuve. E respektoj mendimin e secilit prej jush, dhe e marr si shenjë vlerësimi ndaj meje të gjithë këtë tymnajë; por besoj është e udhës që përpara se të gjithë të dalin në përfundime të nxituara, të dëgjojnë dhe të kuptojnë arsyen kryesore pas kësaj ftese,” – shkruan moderatorja.

Arbana u bëri thirrje ndjekësve që të ndjekin episodin e plotë përpara se të formojnë një mendim, duke theksuar se gjithçka do të sqarohet në publikimin e nesërm.

“Nesër, ora 20:00 në kanalin tim në YouTube,” – shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se episodi do të zbulojë arsyen dhe motivin e ftesës për reperin, i cili prej kohësh është në qendër të vëmendjes për deklaratat dhe sjelljet e tij publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...