20.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

“Mos e shaj, është me mua në tavolinë” – Zbardhen detaje të reja nga masakra në Manzë

Janë zbardhur detaje të reja nga masakra në një lokal në Manzë të Durrësit, ku humbën jetën dy të rinj, Flori Paluçi dhe Aranit Kurti.

Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, të dy viktimat kanë vdekur nga plagët me armë zjarri, me drejtim hyrje pas shpine. Hetimet tregojnë se në vendngjarje janë përdorur dy armë të kalibrave të ndryshëm, ndërsa njëra, pistoleta me mulli amerikane e përdorur nga Flori Paluçi, është gjetur në lokal.

Pamjet filmike të sekuestruara nga Policia e Durrësit kanë ndihmuar në rindërtimin e ngjarjes dhe në shpalljen në kërkim të Daniel Pepës, i dyshuar për “vrasje me paramendim” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Ngjarja nisi pas një debati banal për një kafe, kur Pepa dhe miku i tij Aranit Kurti hynë në lokal dhe kërkuan shërbim. Kamarieri refuzoi pasi ekspresi ishte fikur, gjë që shkaktoi sharje dhe ofendime nga Daniel Pepa. Në atë moment ndërhyri Flori Paluçi duke thënë:

“Mos e shaj, është me mua në tavolinë.”

Pas një përplasjeje verbale dhe fizike, Pepa dhe Kurti u larguan, por u kthyen pas disa minutash të armatosur dhe të shoqëruar nga katër persona të tjerë – Ergi Kadiu, Erald Cani, Taulant dhe Emirjan Beqja – të cilët më pas u arrestuan për “moskallëzim krimi”.

Pamjet tregojnë se i pari që ka qëlluar ka qenë Flori Paluçi, fillimisht në tokë e më pas drejt Pepës, por pa e qëlluar. Në atë moment, Aranit Kurti e goditi me grusht Paluçin, i cili më pas qëlloi drejt tij, duke e plagosur për vdekje.

Menjëherë më pas, Daniel Pepa qëlloi një herë pas shpine ndaj Flori Paluçit, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit, Pepa dhe shokët e tij u larguan, ndërsa autori kryesor vijon të jetë në arrati. Policia po heton pistën e ndihmës nga miqtë e tij për t’u larguar nga vendngjarja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...