30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

E mori në Kosovë për të shkuar bashkë te dasma e vëllait, shqiptari vret të dashurën argjentinase

Një shqiptar me shtetësi zvicerane është arrestuar në Kosovë pasi dyshohet se e ka vrarë një 27-vjeçare argjentinase.

Siç raporton mediumi zviceran, “20minuten”, ai është një 32-vjeçar nga kantoni i Bernës.

Sipas mediave, ai kishte udhëtuar drejt Kosovës së bashku me argjentinasin për dasmën e vëllait të tij.

Ai kishte vetëm katër muaj që ishte në lidhje me 27-vjeçaren.

“Ahengu me rreth 500 të ftuar është anuluar ndërkohë. Familja është plotësisht e dërmuar dhe nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur”, citojnë mediat dikë me njohuri për rastin.

Sipas portalit LeCanton27.ch, i riu mësohet se pas një debati e ka shtyrë argjentinasen nga dritarja në katin e gjashtë të hotelit. Ajo ka vdekur në spital për plagët e marra. Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si vrasje dhe ka nisur hetimet.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) i Zvicrës ka konfirmuar arrestimin e shtetasit zviceran. “Ambasada jonë në Prishtinë është në kontakt me autoritetet përkatëse lokale. Për arsye të të dhënave dhe privatësisë, nuk mund të jepet asnjë informacion i mëtejshëm”, ka thënë një zëdhënës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vetëm pak orë pas armëpushimit! Të paktën 11 të vrarë nga sulmet izraelite në...

0
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në jug të Libani, më pak se 24 orë pas shpalljes së një...

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...