24.5 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

E rëndë në SHBA/ Qëlloi me thikë mbi 20 herë herë një grua myslimane dhe djalin e saj 6-vjeçar, arrestohet 71-vjeçari

Në Shtetet e Bashkuara një 71 vjeçar, u akuzua të dielën për vrasje dhe me bazë urrjetjen nën dyshimet se qëlloi me thikë mbi 20 herë herë një grua myslimane dhe djalin e saj 6-vjeçar, të cilët jetonin me qera në banesën e tij. Autoritetet e lidhën sulmin me luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Fëmija, që ishte goditur me thikë 26 herë, humbi jetën në spital, ndërsa nëna e tij 32-vjeçare, pritet t’i mbijetojë sulmit “të tmerrshëm” të së shtunës, sipas një deklarate të zyrës së sherifit të kontesë Uill të shtetit Ilinois.

Të dielën në mbrëmje Presidenti Joe Biden përmes një deklarate u shpreh se ai dhe bashkëshortja e tij ishin të shokuar nga ky sulm që e quajnë të neveritshëm.

Ky akt i tmerrshëm urrejtjeje nuk ka vend në Amerikë dhe bie ndesh me vlerat tona themelore”, thuhej në deklaratën e presidentit.

Si amerikanë, ne duhet të bashkohemi dhe të refuzojmë islamofobinë dhe të gjitha format e fanatizmit dhe urrejtjes. E kam thënë vazhdimisht se nuk do të hesht përballë urrejtjes. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se në Amerikë nuk ka vend për urrejtje kundër askujt”, shtoi ai.

Zyra e sherifit nuk dha detaje mbi kombësinë e viktimave, por zyra në Çikago e Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) tha se fëmija ishte palestinezo-amerikan.

Autoritetet kanë arritur në përfundimin se të dy viktimat e këtij sulmi brutal u vunë në shënjestër nga i dyshuari për shkak se ishin myslimanë dhe për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme mes Hamasit dhe Izraelit”, thuhej në deklaratën e policisë.

Autoritetet thanë se nëna e fëmijës kishte arritur të telefononte numrin e policisë për raste urgjencash (911) ndërsa përballej me 71-vjeçarin Joseph Czuba.

Policët i gjetën dy viktima brenda banesën në një dhomë gjumi. Ata kishin marrë plagë të shumta me thikë në pjesë të ndryshme të trupit“, thuhej në deklaratën e sherifit.

Autori i dyshuar për krimin kishte përdorur një thikë të stilit ushtarak që ishte nxjerrë nga barku i djalit gjatë autopsisë, thuhej në deklaratën e policisë.

Kur policia mbërriti në vendngjarje ata e kishin gjetur të dyshuarin të ulur në tokë në rrugicën pranë shtëpisë me një çarje në ballë. Ai akuzohet për vrasje, tentativë për të vrarë dhe dy akuza për krime me bazë urrejtjen.

Ai kishte trokitur në derën e shtëpisë së viktimave dhe ishte përpjekur të mbyste 32 vjeçaren e kishte bërtitur ‘ju myslimanë duhet të vdisni“, u tha gazetarëve Ahmed Rehab, kreu i zyrës së Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike në Çikago, duke iu referuar mesazheve që nëna, i kishte dërguar babai të djalit të vrarë, prej spitalit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trup i pajetë në Liqenin e Thatë në Tiranë/ Polumbarët e RENEA-s nxjerrin nga...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se...

Operacioni “Kalibri” në Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari, në banesë i gjenden 4 armë zjarri dhe...

0
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e...

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 47-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Nuk...

0
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të protestës së tyre me kërkesën për largimin...

PD përmbyll ristrukturimin e partisë/ Zgjidhen nënkryetarët e rinj, Flamur Noka mbetet Sekretar i...

0
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të strukturave drejtuese të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri...

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për...

0
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka...