-0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Edi Rama nga Kongresi i PS: Pengesat për anëtarësimin në BE dhe vendosmëria e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka adresuar sfidat dhe pengesat që Shqipëria ka hasur në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke përmendur shtete si Gjermania, Franca, Holanda dhe më së fundmi, Greqia. Në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama ka theksuar se, megjithatë, Shqipëria nuk do të prishë gjakun për këto pengesa.

Kryeministri ka argumentuar se vendet si Gjermania, Franca, dhe Holanda kanë pasuar arsye politike për të bllokuar hapjen e negociatave, ndërsa ka theksuar ndryshimet në qëndrimin e Holandës pas zgjedhjeve të fundit. Për Greqinë, Rama ka theksuar se arsyet për kundërshtimin e saj janë të njohura, por ka theksuar se këto sfida nuk duhet të pengojnë përpjekjet e Shqipërisë.

Rama ka theksuar përgjegjësinë e Shqipërisë për të mbajtur drejtimin drejt BE dhe ka shprehur besimin se Shqipëria do të shlyejë “borxhin historik” ndaj BE dhe Evropës. Ai ka përfunduar me një thirrje për vendosmëri, duke theksuar se përpara se t’i duhet Francës dhe Greqisë, Shqipërisë duhet vetja.

“Shqipëria ishte gati për të hapur negociatat vite më parë. Por, Këshilli nuk e arriti konsensusin sepse në atë moment Gjermania-Franca dhe Holanda kishin arsyet politike për t’u mos u bashkuar. Nuk mendoj se Suedia, Finlanda janë më pak parimor kur bie fjala për të vlerësuar rrezikshmërinë e një vendi që duhet të japin votën sesa Gjermania, Franca dhe Holanda. Franca ka prej kohesh një filozofi ndryshe të bashkimit të BE-së. Holanda, një vend ka qenë një vend i rritjes së forcave anti-BE. Shqipëria u bë pengu i asaj dinamike., sa mbaruan zgjedhjet në Holandë, e zbutën pozicionin dhe kryeministri holandez erdhi për herë të parë në Tiranë dhe konfirmoi mbështetjen e negociatave për në BE.
Tani ka dalë Greqi me arsyen e mos arsyes që e dimë të gjithë. Kjo s’ka lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nesër mund të dalë dikush tjetër, po pse për këta do e prishim gjakun ne? Ne duhet të jemi qetësisht të vetëdijshëm dhe s’do e humbasim kurrë busullën që BE, Evropa, vendi ku dielli lind andej ku perëndon është amaneti dhe borxhi historik që të gjithë udhëheqësit i kanë pasur gjeneratën tjetër. Këtë borxh PS do e shlyejë. Ne me qetësinë e vetëdijes duhet të bëjmë detyrat tonë me përkushtim. A i hapet rruga sot, apo nesër…përpara se t’i duhet Francës, Greqisë na duhet ne.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT