12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Edith Harxhi në protestë: “Kombi ynë është në rrezik, që vjen nga Rama dhe Vuçiç, Ballkani Hapur nuk është gjë tjetër pëveçse një përrallë e shëmtuar”

Ish kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi gjatë fjalës së saj në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha  e ka konsideruar një përrallë nismën”Ballkani i Hapur”.

Edith Harxhi tha se kombi ynë është sot në rrezik nga kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë, dhe ata që i paguajnë këta të fundit.

Harxhi u shpreh se  sot kombi është në rrezik nga Rama e Vuçiç që po tentojnë të joshin Kosovën.

Bashkëkombës shqiptarë, Rroftë Kosova! Ballkani Hapur nuk është gjë tjetër pëveçse përfshirja jonë në ish-Jugosllavi në Jugosferë, një përrallë e shëmtuar që po serviret si hyrje në Europë. Kanë nxjerrë Kroacinë dhe Slloveninë dhe tani po përpiqen të fusin Shqipërinë dhe të joshin Kosovën. Më lejoni të pyes Ramën, sa njohje i ka dhënë Kosovës këto 9 vite? Zero. Ka shëtitur disa herë në Beograd. Ku jemi sot, në këtë shesh të madh si këtu e në vitin 99’ ku dolëm sërish ne, një komb një qëndrim.

Kombi ynë është në rrezik, që vjen nga Rama dhe Vuçiç dhe ata që paguajnë Ramën dhe Vuçiçin që u kanë dhënë mision të djegin Ballkanin. Ku ndodhet sot ish-kreu i PD Basha, gjoja nipi i Pejës. Absolutisht nuk ka bërë asgjë në katër vitet e fundit. I them Edi Ramës dhe Vuçiçit, për mua dhe miliona shqiptarë Kosova është Jeruzalemi ynë, është Meka jonë”, tha Harxhi.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...