30.9 C
Tiranë
Wednesday, July 8, 2026

Aldo Bumçi paralajmëron nga sheshi i protestës: “Duan të realizojnë izolimin e Kosovës, opozita është në shesh, këtë rrugë që kemi nisur do e çojmë deri në fund”

Ka nisur protesta e thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ashtu siç u paralajmërua, me të mbërritur para kryeministrisë, një sërë personazhesh të njohur të opozitës, nisën të flisnin në podiumin e ngritur. I pari që e mori fjalën ishte ish-deputeti Aldo Bumçi.

Bumçi në fjalën e tij u shpreh se shqiptarët janë sot në protestë kundër projektit serb Open Balkan, i cili ka si synim  izolimin e Kosovës.

Ai ka treguar arsyet se përse ndodhen këtë të hënë në protestë, ku një ndër to sipas tij është aleanca që pati fillimisht Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës dhe e dyta për krijimin e Ballkanit të Hapur, që ka për qëllim sipas Bumçit, izolimin e Kosovës.

“Kemi ardhur sot të protestojmë kundër Ballkanit të Hapur, projekt i cili do të çimentojë regjimet autoritare. Ata të cilët bënë aleancë me krimin që krijuan narkoshtetit, hiqen tani sikur janë garantuesit e paqes në Ballkan. Në 2013-ën u arrit marrëveshja e Brukselit ku investimi i Amerikës ishte një njohje përfundimtare nga Serbia. Kur pritej një marrëveshje e madhe aleanca Rama-Vuçiç paraqiti projektin e ndarjes së Kosovës. Ky është dëmni më i madh që Edi Rama i ka bërë shqiptarëve, Kosovës dhe stabilitetit në rajon. Ky projekt dështoi, por pas projektit për ndarjen e Kosovës vijuan me mini-shengenin që tani quhet Open Balkan, synojnë të izolojnë Kosovën me këtë projekt.

Me këtë duan të realizojnë izolimin e Kosovës. Ballkani i Hapur është fasada që Rama i jep Vuçiç. Rama i bën fasadën dhe thotë që ai është një lider evropian. Ky është Rama, që sot është dyshues për Kosovën. Ka vetëm një projekt evropian, nuk është projekt Evropian Ballkani i Hapur. Ka vetëm një rrugë drejt Evropës, për të ndërtuar shoqëri demokratike e kjo arrihet duke ndërtuar opozitë. Opozita është e qartë, është në shesh, e këtë rrugë që kemi nisur do e çojmë deri në fund. Fitore, fitore, fitore. Protesta, protesta, protesta!”, tha Bumçi.

Ish ministrit të Millosheviçit i cili po flet për Serbinë e Madhe, po kërcënon Bosnjën, po i  pastron imazhin Edi Rama duke e paraqitur si europian. Ka vetëm një rrugë për të ndërtuar rrugë demokratike dhe sot opozita është në këtë shesh dhe nuk do e ndaloj më këtë vrull që kemi nisur deri sat ë rrëzojmë këtë regjim”, tha Bumçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mashtrim me tre identitete? Kush është Indrit Aliu, personi që u shfaq pranë Ramës...

0
Indrit Aliu, i njohur edhe me emrat Indrit Kolleshi dhe David Isaac, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë pas publikimit të fotografive...

“Ëndërronte të bëhej arkitekt”/ Kush ishte 19-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në mes të...

0
Vetëm pak javë pasi kishte përfunduar shkollën e mesme dhe po përgatitej të niste studimet për arkitekturë, 19-vjeçari shqiptar Gent Maksutaj u vra me...

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...