21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Egli hoqi dorë nga ‘Big Brother Vip Albania’,a ishte Olsi shkaku?

Egli Tako, e njohur për historinë e dashurisë me aktorin e humorit Olsi Bylyku, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”. Përmes një bisede virtuale me ndjekësit në “Instagram”, ajo sqaroi se ka shumë ëndrra dhe objektiva që duhet t’i realizojë para se të marrë pjesë në këtë spektakël. Edhe pse kishin qarkulluar lajme për pjesëmarrjen e ish-çiftit në këtë show, Egli Tako e rrëzon këtë teori dhe thotë se ndarja e tyre ishte reale. Në këtë bisedë, ajo tregoi më shumë për jetën e saj personale dhe profesionale, duke premtuar vetes se do t’i kushtohet dhe nuk do të vë më askënd para vetes. Për shumë fansa kishte shpresë se do të shihnin një ribashkim të tyre në ekran, por duket se kjo gjë nuk ndodh.

“Ka qenë një periudhë ndryshe. Kam njohur veten time. Jam falenderuese që ndodhi si moment, sepse nuk do e kisha njohur asnjëherë këtë anë timen. Çdo gjë ndodh për një arsye. Ka pasur momente të caktuara që ndihet mungesa, sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe shumë e gjatë. Ka momente që ndjen edhe mall bashkë me ndjesitë e tjera. Jam mirënjohëse për çdo fragment të bukur dhe sakrificat në lidhjen tonë. Pastaj, njerëzit nuk mbahen me zor”, u shpreh Egli.
Ajo foli edhe për djalin me të cilin u kap në një pishinë në kryeqytet, duke sqaruar se mes tyre për momentin nuk ka asgjë përpos miqësisë.

“Djali është një shok shumë i mirë imi. Është një nga njerëzit që më ka ndihmuar përpos, trajner personal. Më ka futur më thellë në botën e fitnesit. Në aspektin e jetës personale kemi diskutuar. Është një njeri që e kam pasur shumë afër vetes. Tani nuk ka asgjë të re në jetën time”, deklaroi ajo.
Mbetet për t’u parë nëse kjo histori dashurie do të zbulojë të tjera dimensione pas 13 janarit, ku Olsi do të bëhet pjesë e lojës dhe sigurisht që historia me Eglin nuk do të rri pa u përmendur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...