31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Eksperti i Kriminalistikës Artan Rexhepi: “Kriminaliteti në Shqipëri po rritet për shkak të cedimit të organeve të sigurisë”

I ftuar në një emision televiziv për të diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend, eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, shprehu shqetësimin e tij për përkeqësimin e situatës kriminale në Shqipëri. Ai tha se vendi ka kaluar një muaj të vështirë, me krime të rënda që kanë ndodhur nga veriu në jug, duke theksuar se rritja e kriminalitetit është rezultat i çedimit të organeve të sigurisë.

Rexhepi shpjegoi se fushatat zgjedhore shpesh krijojnë një klimë të ngarkuar, e cila nxit përplasjet midis grupeve kriminale. Ai shtoi se liderët e këtyre grupeve, të cilët janë në kërkim pas përgjimeve, po tërhiqen, duke krijuar hapësirë për përplasje midis grupeve të nivelit të tretë.

Kokaina po shitet lirshëm në Tiranë, dhe duket se disa inspektorë dhe shefa krimesh po mbyllin sytë ndaj këtij fenomeni,” u shpreh Rexhepi, duke kritikuar organet e sigurisë për dështimin në parandalimin e krimeve të rënda, si dhe ngjarjen e rëndë në Shkodër.

Ai theksoi se shteti duhet të reagojë fuqishëm dhe të veprojë si një “kosë bari” që pret çdo tentativë kriminale. Situata në Pogradec dhe humbja e besimit të publikut, sipas tij, kanë thelluar krizën, duke bërë që qytetarët të mos bashkëpunojnë me policinë.

Rexhepi përfundoi duke thënë se në polici nevojitet një “tërmet i madh” që të trondisë strukturat dhe të adresojë problematikat, duke filluar nga niveli më i ulët deri te kreu i policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...