34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Eksperti Karamuço ‘zbërthen’ hapat e Mjaçajt: Armën ia solli një gardian

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një analizë të detajuar rreth ngjarjes së vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjaçaj brenda burgut të Peqinit. Karamuço sqaroi se si Mjaçaj mundi të merrte armën brenda burgut dhe të kryente vrasjen.

Sipas ekspertit, Mjaçaj e futi armën brenda burgut duke bashkëpunuar me një gardian. Lajmi i futjes së tij në regjimin 41 bis e nxitu atë të kryente këtë akt kriminal. Arma dyshohet se është futur në bashkëpunim me një pjesëtar të forcave të sigurisë të burgut.

“Personi ka qenë në godinë, ka parë lajmin në televizor, ka hyrë gjoja për të parë kafe, kur në fakt ka marrë pistoletën. I nxitur nga lajmi, hyri në qeli, qëlloi pesë herë, vrau Lleshin dhe plagosi tjetrin. Sa kanë dëgjuar krismat, ata që ishin në ajrim vijnë ta kapin pse na kape shokun, e kanë kapur shumë keq,” shpjegoi Karamuço.

Në vijim, eksperti pohoi se Mjaçaj u mbyll brenda dhomës së vizitave. Pas vrasjes, ai ikën me vrap, ndërsa gardianët filluan ta ndiqnin. Mjaçaj mbylli derën nga brenda dhe qëndroi në dhomën e takimeve, e cila ishte e hapur, pasi mund të aksesohet nga roja. Në këtë kontekst, Karamuço shtoi se Mjaçaj kërcënoi të gjithë burgun me një revolver që nuk kishte asnjë fishekë brenda.

“Arma është e kalibrit 22, revolver me 6 fishekë, por ekspertiza nxjerr që ka pasur vetëm 5. Por kërcënimi i tij ishte blof, sepse ai nuk kishte më plumba,” tha Karamuço.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Ford i përgjigjet Trumpit për “Lake America”: “Shumë kohë pasi të jetë larguar, ai...

0
Përplasja verbale mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara për emrin e Liqenit Ontario ka marrë një tjetër kthesë, pasi kryeministri i Ontarios, Doug Ford,...

Kërcënim serioz ndaj jetës, Yair Netanyahu kthehet me urgjencë në Izrael nga SHBA

0
Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është kthyer me urgjencë në Izrael nga Shtetet e Bashkuara, pasi autoritetet identifikuan një...

Kurti: “Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva”,...

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të hapë arkivat që...