34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ekzekutimi i modeles : Lidhja e dashurisë me narkotrafikantin më të madh Ekuador

Ekzekutimi i modeles Landy Párraga në një restorant në qytetin Quevedo të Ekuadorit ka sjellë detaje të reja, duke hedhur dritë mbi një histori që duket të lidhet me botën e krimit të organizuar në vend.

Autoritetet e vendit ende nuk kanë një pistë të qartë në lidhje me shkaqet e ekzekutimit mafioz të saj nga dy persona, por mediat vendase e lidhin emrin e saj me njërin prej narkotrafikantëve më të mëdhenj të vendit, Leandro Norero. Dyshohet se ish-missi kishte një lidhje dashurie me këtë narkotrafikant.

Leandro Antonio Norero Tigua, i njohur me pseudonimin “El Patron”, konsiderohej si një ndër narko-trafikantët më të mëdhenj në vend. Ai u vra në mënyrë makabre gjatë revoltës në një prej burgjeve të vendit në tetor të vitit të shkuar duke iu prerë koka.

Mediat kanë përfolur emrin e tij si personi që porositi vrasjen e një tjetri shqiptari, Ergys Dashit, në Ekuador dy vite më parë. Leandro Norero gjithashtu konsiderohej si financues i tre grupeve kriminale të njohura: “Los Lobos”, “Los Tiguerones” dhe “Los Chones”. Këto grupe kriminale operonin si rivalë të grupit “Los Choneros”.

Kjo histori hedh dritë mbi lidhjet e ngushta midis botës së modës dhe botës së krimit të organizuar, duke shkaktuar shqetësime për sigurinë publike dhe rriturë tensionet në ambientin kriminal në Ekuador.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Shoqëronte Ergys Agasin gjatë arrestimit, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Policisë

0
Uljan Shpataraku, ish-punonjësi i Policisë që shoqëronte Ergys Agasin në momentin e arrestimit të tij, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e...

“PasqyrAlbania”, zgjidhja e re e Ramës për protestat? Eksperti: “Version i ri i një...

0
Pas protestave maratonë të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një platformë të re komunikimi me qytetarët, të quajtur “PasqyrAlbania”....

Aksident tragjik në Kavajë, përplasen motomjeti dhe automjeti, humb jetën 49-vjeçari

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes së motomjetit me një...