17.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Elda Hoti para SPAK: Akuzat për incidentin e Kuvendit janë qesharake

Deputetja demokrate Elda Hoti është paraqitur sot në SPAK për të u pyetur lidhur me incidentin e 17 tetorit në Kuvend, ku ajo spërkati me një lëng deputetët. Hoti, si person në dijeni, u pyet për natyrën e lëngut që hodhi në drejtim të kolegëve të saj, për të cilin ajo tha se ishte një aromatizues.

Pas seancës, Hoti kritikoi përdorimin e drejtësisë nga Kryeministri Edi Rama, duke thënë se kjo po bëhet për të goditur opozitën në momentet kur i prishet qetësia. Ajo theksoi se ishte thirrur për një akuzë “qesharake” nga policia politike e Ramës, duke përmendur se SPAK merr në pyetje deputetët për këtë incident, ndërsa nuk merret me çështje më të rënda.

Jam thirrur si person në dijeni për akuzën qesharake që më ka bërë policia politike e Ramës. Pse nuk thërret SPAK Ramën për inceneratorët, Portin e Durrësit, apo Belinda Ballukun për aferat me Tunelin e Llogarasë? Drejtësia politike është marrë peng nga Rama për të goditur deputetët e opozitës,” tha Hoti.

Ajo gjithashtu theksoi se shqetësimi i vërtetë duhet të jetë situata e krimit dhe bandave, duke iu referuar ngjarjeve të fundit në Shkodër. Hoti kërkoi që drejtësia të ngrihet në lartësinë e duhur për të goditur bandat dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm komentoi incidentin, duke thënë se ende nuk ka një përgjigje të saktë për natyrën e lëngut që Hoti hodhi. Partia Socialiste ka aluduar se lëngu ishte benzinë, ndërsa deputetja demokrate vazhdon të mbrojë versionin e saj se ishte parfum.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT