26.8 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

Ambasadori i BE-së Gonzato: Shqipëria në kohë për të kapur ofertën e Brukselit deri në 2027

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, vlerësoi se Shqipëria është në kohë për të përfituar nga mbështetja e Komisionit Evropian për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027. Gjatë një takimi me Kryeministrin Edi Rama, ai dorëzoi raportin e progresit, që përmban vlerësime dhe rekomandime për Shqipërinë, duke theksuar se mbështetja vjen me kushtin e përmbushjes së reformave.

Gonzato theksoi se, “kjo është një ofertë nga ana jonë për gatishmëri e mbështetje, por kërkon përpjekje të konsiderueshme dhe vullnet të vendosur politik nga Shqipëria, si dhe gatishmëri nga vendet anëtare për të rënë dakord për çeljen e kapitujve.” Ai e vlerësoi objektivin e anëtarësimit si një stimul për autoritetet shqiptare që të intensifikojnë reformat, duke përfshirë forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Kryeministri Edi Rama shprehu optimizmin për progresin e vendit, duke e quajtur raportin si “më pozitiv se të gjitha vitet e tjera”. Ai e konfirmoi angazhimin për të përmbushur objektivin e anëtarësimit në BE deri në vitin 2030, duke theksuar se ky proces është një kombinim i aspekteve teknike dhe politike.

Megjithatë, Gonzato ngriti shqetësime lidhur me ndikimin politik në drejtësi dhe lirinë e medias, duke vënë në dukje se këto janë çështje të rëndësishme që kërkojnë vëmendje. Ai theksoi se është e nevojshme që të adresohen problemet e ndërlidhura me korrupsionin dhe ndikimin e politikës në sistemin gjyqësor.

Rama reagoi ndaj thirrjeve për dialog nga ndërkombëtarët dhe shprehu gatishmërinë e tij për të biseduar me opozitën, duke theksuar se diskutimet duhet të ndodhin përmes komunikimit dhe jo dhunës.

Progresi i Shqipërisë u reflektua në hapjen e bisedimeve për anëtarësim me grup-kapitujt e parë, që përfshijnë fusha të rëndësishme si administrata publike, gjyqësori, dhe të drejtat themelore. Raporti i këtij viti analizoi situatën në këto fusha, duke shënuar hapat që duhet të ndërmerren për të përmbushur kushtet për anëtarësim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

“Mos na lini pa bukë, lopët nuk janë çezme”/ Fermerët e qumështit protestojnë para...

0
Fermerët kosovarë të prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në sektor dhe ndërprerjen e përkohshme të...

“Erdha për të fituar Botërorin, pa e fituar nuk ka kuptim të vazhdoj”/ Roberto...

0
Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një tjetër ndryshim në pankinë. Trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar largimin nga drejtimi i...