30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Elseid Hysaj një nga legjionarët më të kërkuar në tregun e transferimeve…

Elseid Hysaj është kthyer në një nga legjionarët më të kërkuar në tregun e transferimeve. Fakti që anësorit kuqezi i skadon kontrata më 30 qershor, e kthen Hysaj në një okazion të vërtetë.

Pista kryesore mbetet Lazio, kjo për vetë faktin se në stolin e ekipit kryeqytetas do të ulet mentori i tij, Mauruzio Sarri. Ish trajneri i Juves, Chelsea dhe Napoli e ka vendosur Hysajn në listën e tij të prioriteteve, kjo pistë përforcohet edhe më shumë nga fakti se personi përgjegjës për të vënë në jetë këtë transferim është Igli Tare.

Në listën e bërë publike nga “Corriere dello Sport”, gjejmë jo vetëm Hysaj por edhe dy shqiptarë të tjerë, Xherdan Shaqiri dhe Milot Rashica, të gjithë përfaqësojnë okazione të rëndësishme që Tare po i merr në konsideratë.

Duke qëndruar tek Hysaj, në Angli kanë një tjetër version. Sipas mediave në ishull, kapiteni i Kombëtares është shumë pranë transferimit tek Liverpool.

Hysaj nuk është një emër i panjohur në ishull, u përfol për një kalim të tij tek Chelsea gjatë kohës kur në Londër ishte Sarri por edhe Liverpool u interesua në verën e vitit 2018. Të kuqtë kërkojnë një mbrojtës krahu ekspert dhe Hysaj shihet si një opsion i pëlqyeshëm, për më të tepër që do të transferohej me parametra zero.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...