7.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Policia godet veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik/ Pas hetimeve 4-vjeçare arrestohet 41-vjeçari rumun

Pas hetimeve 4-vjeçare, një 41-vjeçar rumun me banim në Gjermani është arrestuar pasi u zbulua dhe dokumentua veprimtaria e tij kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Policia e Shtetit bën me dije se në bashkëpunim me homologët, pas hetimeve 4-vjeçare të kryera nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, është vënë në pranga në Gjermani, 41-vjeçari.

Gjithcka ka ardhur pas një hetimi 4-vjeçar dhe që nisi fillimisht me kallëzimin e marrë në vitin 2017 nga një kompani shqiptare, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, duke qenë se ishte mashtruar për blerjen e një pajisjeje nëpërmjet internetit.

Njoftimi i policisë

Përmbyllet me sukses operacioni policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.
Në bashkëpunim me homologët, pas hetimeve 4-vjeçare të kryera nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, është vënë në pranga në Gjermani, 41-vjeçari rumun me banim në Gjermani.
Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policisë së Shtetit përmbylli me sukses operacionin policor “PËRFUNDIMI”.
Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka përfunduar hetimet, pas një periudhe 4-vjeçare, në lidhje me kallëzimin e marrë në vitin 2017 nga një kompani shqiptare, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, duke qenë se ishte mashtruar për blerjen e një pajisjeje nëpërmjet internetit.
Pas kryerjes së hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me autoritetet gjyqësore gjermane, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka konkluduar se një shtetas i huaj me identitet të rremë kishte krijuar një kompani fiktive me emërtimin “EHExport-Import“, me qëllim mashtrimin e shtetasve në hapësirën virtuale duke shitur pajisje të cilat në realitet nuk i posedonte.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka përfituar një shumë të dokumentuar prej 426.577 euro, në 26 raste, por nuk përjashtohet fakti që ky shtetas të ketë përfituar më shumë duke qenë se e ka filluar aktivitetin kriminal që në vitin 2013 dhe ekzistojnë një sërë rastesh të padokumentuara.
Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka dokumentuar rastin në lidhje me shtetasin A. T, 41 vjeç, lindur në Rumani dhe banues në Gjermani, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe në bashkëpunim me autoritet policore gjermane është bërë prangosja e këtij shtetasi, në Gjermani.
Po ashtu, nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas ka përdorur rreth 11 identitete të rreme, por nuk përjashtohet fakti që ky shtetas të ketë përdorur më shumë identitete të cilat lidhen me rastet e tjera të padokumentuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...