36 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Emigrantët dhe kërkesat për zgjedhjet e 11 Majit: 12,536 regjistrime deri tani

Derisa afati i regjistrimit për emigrantët për zgjedhjet e 11 Majit vazhdon, deri më tani janë regjistruar gjithsej 12,536 kërkesa, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Nga këto kërkesa, janë miratuar 1,859.

Ndër kërkesat, 69.9% janë bërë nga meshkuj, ndërsa 30.1% nga femra. Sa i përket grupmoshave, kërkesat më të shumta vijnë nga individë të moshës 26-35 vjeçare, me 3,905 kërkesa (31.2%), pasuar nga ata të moshës 36-45 vjeç me 3,438 kërkesa (27.4%).

Në lidhje me shtetet, dominon Italia me 3,745 kërkesa (29.9%), pasuar nga Greqia me 2,494 (19.9%), dhe Gjermania me 2,099 kërkesa (16.7%). Po ashtu, janë regjistruar 1,261 kërkesa nga SHBA, 1,038 nga Britania dhe 325 nga Franca.

Sa i përket kërkesave sipas bashkive, Tirana kryeson me 19.6% të kërkesave, ndjekur nga Fieri, Durrësi, Shkodra, Lushnja dhe Berati.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...