25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

“Erdha për të fituar Botërorin, pa e fituar nuk ka kuptim të vazhdoj”/ Roberto Martinez largohet nga Portugalia, Jorge Jesus favorit për pankinën

Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një tjetër ndryshim në pankinë. Trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar largimin nga drejtimi i kombëtares luzitane menjëherë pas humbjes ndaj Spanjës në fazën e 1/8-ve të finales.

Martinez bëri të ditur vendimin e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes, duke theksuar se objektivi i tij kur mori drejtimin e Portugalisë ishte fitimi i trofeut.

“Erdha te Portugalia për të fituar Botërorin dhe mendoj se pa fituar nuk ka kuptim që të vazhdoj. Këshilli Administrativ dhe presidenti kanë mundësinë të zgjedhin trajnerin e ri. Presidenti gjithnjë më ka mbështetur në punën time, por kontrata ime skadon sot, nuk kam çfarë të shtoj më,” deklaroi Roberto Martinez.

Trajneri spanjoll mori drejtimin e Portugalisë në janar të vitit 2023, duke zëvendësuar Fernando Santos pas Botërorit të Katarit 2022. Gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës, ai udhëhoqi një brez me shumë yje, por nuk arriti të realizonte objektivin madhor të triumfit në Kupën e Botës.

Pas largimit të Martinez, Federata Portugeze e Futbollit ka nisur punën për gjetjen e pasuesit të tij. Sipas të përditshmes portugeze “A Bola”, emri i përzgjedhur nga drejtuesit është Jorge Jesus.

Jesus, i cili është aktualisht i lirë pas largimit nga Al Nassr, shihet si trajneri që mund të nisë një cikël të ri për Portugalinë në prag të Euro 2028 dhe Botërorit 2030, turne ku Portugalia do të jetë bashkëorganizatore me Spanjën dhe Marokun.

Sipas mediave portugeze, pas rikthimit të kombëtares në vend, Jorge Jesus pritet të zhvillojë një takim me presidentin e Federatës, Pedro Proença, për të diskutuar dhe finalizuar marrëveshjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...

Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës në Ekuador, shkatërrohet rrjeti me lidhje të dyshuara...

0
Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit dhe Europol-in, ka goditur një organizatë të dyshuar kriminale të përfshirë në...