17.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Erdogan: Turqia nuk do ta ratifikojë kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO deri në tetor

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Parlamenti i vendit të tij nuk do ta ratifikojë kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO së paku deri në tetor. Duke folur për gazetarët në Vilnius, pas samitit të NATO-s, Erdogan tha se Parlamenti i Turqisë është në pushim për dy muaj dhe më pas “ka shumë propozime [të tjera] legjislative për të diskutuar”.

Turqia u pajtua që Suedia t’i bashkohej aleancës ushtarake në fillim të kësaj jave.

Ajo kundërshtoi me muaj, duke pretenduar se Suedia strehon anëtarë të grupeve militante, që Ankaraja i konsideron terroriste.

Për të hyrë në NATO një vend, kandidatura e tij duhet të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare.

Hungaria ka shtyrë, po ashtu, ratifikimin e kandidaturës suedeze deri në vjeshtë.
Suedia, ashtu sikurse edhe Finlanda, braktisi politikën shumëvjeçare të neutralitetit ushtarak pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Finlanda u bë zyrtarisht anëtare e NATO-s në muajin prill. Organizata më e madhe ushtarake në botë numëron 31 vende anëtare, në mesin e të cilave tri janë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...