34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ermiona flet për çiftin dhe eksperiencën në BBVip: “Kiara nuk më pëlqeu, u viktimizua dhe e bëri shumë të madhe”

Ermiona Lekbello u përjashtua para disa ditësh nga “Big Brother VIP” për dhunë verbale.

Sot ajo ka qenë e ftuar në spektakël ku ka folur gjatë mbi eksperiencën e saj. Ermiona tha se nuk e përballonte dot më dhe se banorët e tjerë iu neveritën.

Ajo u ndal edhe te çifti Kiara-Luiz dhe kishte goxha rezerva për Kiarën për të cilën tha se u viktimizua dhe se iu neverit situata që ajo krijoi.

Kam hyrë me një nervozizëm dhe emocione që do jetoja me 12 persona të tjerë. Unë jam e pavarur dhe jetoj vetëm. Erdha për një sfidë me veten. Jam e lumtur që shqiptarët panë Jonën e vërtetë. Nuk do kisha bërë asgjë kundër. Nuk di të luaj, jam e vërtetë por jo budallaqe. Pata një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë, por ishte nga më të vështirat. Ajo shtëpi ka hiena brenda. Krijojnë situata komike i bëjnë tragjike. Asgjë nuk është tragjedi. Aty humanizmi vdes. Është mbijetesë. Janë të fortë që durojnë, unë nuk e përballoja dot. Ato skenat mes Kiarës e Luizit nuk më pëlqyen. Kiara nuk më pëlqeu. Kiara e njeh Luizin dhe e ka përkrahur lojën e tij. U viktimizua dhe e bëri shumë të madhe. Kiara është shumë racionale, Luizi ka stretegji por është emocional. Do e tregojë koha si do shkojë lidhja e tyre. Situata që krijoi Kiara mu neverit.“-tha ajo.

Sakaq, Jona tha se vajza e saj i kishte thënë se është krenare për të dhe se kjo ishte gjëja më e rëndësishme për të.

Më mori në telefon dhe më tha “Jam krenare për ty”. Kur vajza ime është krenare për mua, nuk më intereson asgjë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...