33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ermiona Lekbello reagon pas daljes nga BBV: “I pamundur qëndrimi im në atë shtëpi të rrethuar me hiena”

Me një zarf të zi, i cili tashmë është një ‘makth’ për banorët, u eliminua dje nga shtëpia e Big Brother Vip, Ermiona Lekbello, e cila ishte kthyer në një personazh viral dhe të dashur për publikun. Së fundimi ajo ka reaguar me një status mirënjohës.

“Ju falenderoj të gjithë me zemër, që më mbështetët gjatë qëndrimit tim në shtëpinë e BBVA-2. Një falenderim i veçantë i shkon Luizit, që më ndenji afër dhe më përkrahu në këtë rrugëtim. Luizi u mundua gjatë gjithë natës të më ndalonte, për të mos dalë jashtë nga shtëpia, por ishte i pamundur qëndrimi im në atë shtëpi të rrethuar me hiena, duke përjashtuar Kristin dhe Keisin, që edhe ata i dua fort.

Më vjen keq që nuk jua plotësova dëshirën për të qëndruar deri në fund, por duke qenë e vërtetë, nuk mund të duroja hipokrizinë, falsitetin, kinematë dhe teatrin e kukullave 2-lekëshe. Sot ma keni mbushur shpirtin me shumë dashuri. Ju dua shumë! Aman se vdiqëm”, shkroi Ermiona.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...