31.3 C
Tiranë
Wednesday, July 1, 2026

Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht pas kryerjes së 2/3 së dënimit, “Jam i dënuar politik, do shkoj në Strasburg”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është drejtuar Gjykatës së Fierit me një kërkesë për lirim me kusht, pasi ka përmbushur mbi 2/3 e dënimit me burgim. Salianji ndodhet në burgun e Fierit që prej datës 27 shtator 2024, kur vendimi për dënimin e tij me 1 vit burg u la në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe më pas u konfirmua edhe nga Gjykata e Lartë.

Salianji u dënua me akuzën e “kallëzimit të rremë” për çështjen e njohur si “Babale”, pas denoncimit publik ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai dhe Partia Demokratike e kanë konsideruar këtë dënim si një vendim politik, të diktuar nga mazhoranca qeverisëse dhe jo mbi bazën e provave ligjore.

Dënim plotësues: 5 vite përjashtim nga funksionet publike

Përveç burgimit, Salianji është dënuar edhe me një ndëshkim plotësues, i cili i ndalon ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5 vitesh. Ky kufizim mbetet në fuqi edhe nëse kërkesa për lirim me kusht miratohet nga Gjykata.

Salianji: “Jam i dënuar politik, do shkoj në Strasburg”

Në reagimet e tij publike, Salianji është shprehur se është një i dënuar politik, dhe ka njoftuar se do ta çojë çështjen për ankimim në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke e konsideruar procesin ndaj tij të pambështetur në ligj dhe si një hakmarrje direkte nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Tashmë, pritet që Gjykata e Fierit të shqyrtojë kërkesën për lirim me kusht në ditët në vijim, në përputhje me legjislacionin penal dhe praktikën e ndjekur për të dënuarit që kanë kryer pjesën më të madhe të dënimit të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më dhunuan sapo dola nga banesa’/ Sulmohet analisti Ilir Demaliaj, policia shpall në kërkim...

0
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar nga dy persona në afërsi të banesës së tij, në një ngjarje që ka shkaktuar reagime. Nga pamjet e publikuara,...

Mbappé thyen rekord historik: ‘Jam vetëm një hap larg Messit’ – dopieta ndaj Suedisë...

0
Kylian Mbappé ka qenë sërish vendimtar për Francën, duke udhëhequr “Gjelat” drejt një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Suedisë dhe kualifikimit në 1/8-at e Kupës...

Norvegjia kalon në fazën e 1/8-ave të Botërorit, Haaland vendimtar në fund: “Zgjidhëm një...

0
Norvegjia ka siguruar një vend mes 16 skuadrave më të mira të “Botërorit 2026”, pas një fitoreje 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në raundin...

“Mbi 1,900 të vdekur dhe mijëra të plagosur pas dy tërmeteve shkatërruese”/ OKB paralajmëron...

0
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor vijon të përkeqësohet ndjeshëm. Sipas autoriteteve, numri i të vdekurve ka...

Rekord historik për temperaturën e oqeaneve/ Shkencëtarët japin alarmin për ngrohjen globale

0
Temperaturat sipërfaqësore të oqeaneve në mbarë botën kanë arritur një rekord të ri historik gjatë muajit qershor, sipas të dhënave të publikuara nga Observatori...