23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Europol: Krimi i organizuar po rekruton agresivisht të rinjtë – krijohet Task Forca “OTF GRIMM”

Rrjetet kriminale po përdorin taktika gjithnjë e më agresive për të rekrutuar të rinj në veprimtari të paligjshme, paralajmëron Europol. Në përgjigje të këtij rreziku në rritje, është krijuar një Task Forcë Operacionale e re, “OTF GRIMM”, e cila drejtohet nga Suedia dhe përfshin agjenci ligjzbatuese nga tetë shtete europiane, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Holandën.

Këta të rinj përdoren për trafik droge, mashtrime online, sulme kibernetike dhe zhvatje. Shumë prej tyre rekrutohen në internet dhe detyrohen të kryejnë edhe vrasje, ndërsa shfrytëzohen si “mburojë” për të mbrojtur drejtuesit e rrjeteve kriminale.

Sipas Europol, sinjalet e hershme që prindërit duhet të ndjekin përfshijnë:
• Përdorim të aplikacioneve të koduara pa arsye të qarta;
• Sjellje dhe vlera të reja të pazakonta;
• Gënjeshtra të shpeshta dhe shmangie pyetjesh;
• Shfaqje me shoqëri të panjohur dhe më të rritur;
• Objekte të reja pa burim të qartë financiar;
• Rënie të interesit për shkollën dhe aktivitetet sociale.

Europol apelon për bashkëpunim mes familjeve, shkollave dhe institucioneve për të mbrojtur të rinjtë nga krimi i organizuar dhe për të ndërprerë këtë zinxhir shfrytëzimi që po cenon të ardhmen e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...