23.2 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor për rinovim patentash/ Në prangat e policisë së Tiranës 2 shtetas

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës sepse falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar formularët që duhen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

Janë arrestuar një 51-vjeçar, i identifikuar me inicialet I.K. dhe një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet A.G., ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një 40-vjeçar dhe është shpallur në kërkim një 26-vjeçare.

Operacioni policor i koduar “Formulari” u zhvillua nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë.

Njoftimi i Policisë

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Formulari”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dh Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihen në pranga dy shtetas, procedohet një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disaditor zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Formulari” si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

I. K., 51 vjeç dhe A. G., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. U procedua në gjendje të lirë shtetasi D. F., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...