32.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher, ja sa shkon vlera e tyre

Në Gjenevë të Zvicrës, në një ankand të organizuar nga Christie’s, do të dalin në shitje orët e Ferrari të Michael Schumacher, të dhuruara nga mikët e tij të ngushtë si Jean Todt dhe Uilli Ueber.

Dy orët më të shquara pritet të jenë një model i veçantë FP Journe Vagabondage 1, e dhuruar nga Todt në 2004, dhe një Audemars Piguet Royal Oak nga viti 2003, e personalizuar dhe dhuruar nga Todt për Schumacher.

Dy nga gjërat më të vlefshme në ankand janë dhuratat e bëra me porosi nga miku i ngushtë i familjes dhe ish-shefi i Ferrarit, Jean Todt. Një nga orët, një model i veçantë FP Journe Vagabondage 1, i dhuruar gjatë Krishtlindjeve nga Todt te Schumacher në festimin e kampionatit të shtatë botëror të yllit të F1 në 2004, pritet të kushtojë midis 1.7 milionë – 3.4 milionë dollarë.

Së bashku me stemën e Ferrarit, dizajnin e kaskës së Schumacher dhe simbolet që përfaqësojnë shtatë titujt e kampionit, ora përmban një mesazh të gdhendur që thotë: “Krishtlindja 2004 – Jean Todt për mikun tim Michael Schumacher.”

Një dhuratë e dytë e Krishtlindjeve nga Todt për Schumacher, një orë e personalizuar Audemars Piguet Royal Oak nga viti 2003, është gjithashtu në ankand dhe pritet të shitet nga 255.000 deri në 425.000 dollarë.

Pesë orët FP Journe të vitit 2004 me prodhim të kufizuar do të jenë gjithashtu të disponueshme për blerje, për një vlerë totale prej 1.8 milionë deri në 3 milionë dollarë.

Një aset “historikisht i rëndësishëm, jashtëzakonisht i rrallë dhe shumë tërheqës” ëshë edhe Rolex Daytona 14 karat prej ari, një dhuratë nga menaxheri shumëvjeçar i Schumacher Uilli Ueber, e cila pritet gjithashtu të shitet në ankand muajin e ardhshëm me vlerë nga 425.000 deri në 850.000 dollarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...