13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

“Fatkeqësi e madhe kombëtare”, Sali Berisha ” ai po vjedh votën,u hoqi ju të drejtën të votoni në…”

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar akuzat sa i takon PS, duke e konsideruar si fatkeqësinë më të madhe kombëtare.

Me tej Berisha tha se kur PD të vijë në pushtet ligji i parë që do të miratojë do të jetë ai për të detyruar partitë politike të zbatojnë normat bazë të demokracisë, duke marrë shembullin e Bundestagut gjerman.

“Partia Demokratike ngjason me një ishull ku drita e votës përcakton dhe ndriçon. Jashtë saj është terri i shpellës më i zi se kudo me partinë e krimit dhe drogës me në krye Edi Ramën. Aty nuk votohet, aty diktojnë banda dhe krimi. Dhe mund të them me bindjen më të plotë se ajo parti në këtë formë është një fatkeqësi e madhe kombëtare. Është një potencial për transfigurime në çdo variant anti demokratik.

Ftoj anëtarët e kësaj partie të mos pranojnë këtë diktat të një njeri që ka kthyer platformën e Enver Hoxhës brenda partisë se nuk do të jetë e largët dita kur do të ndihen të damkosur në shoqërinë shqiptare. Asgjë dhe askush nuk duhet t’u mohojë atyre të drejtën e votës. Shqiptarët janë ata që e pësuan më shumë se çdo komb tjetër në Europën e pas luftës delegimin e ndërgjegjes. Është dorëzim para krimit, drogës dhe mafies. Dhe ajo sjell vetëm të zeza për PS dhe vendin, anëtarësinë e saj. U them socialistëve mos u mashtroni dhe u rikujtoj këtu se disa vite më parë Edi Rama vendosi nenin sipas të cilit për kryetarin nuk votohet.

Kur ai zgjidhet. Por ai po vjedh votën. Tani ai u hoqi ju të drejtën të votoni edhe për të gjitha forumet e tjera. Një ligj do përgatitet sa më shpejt për të detyruar çdo parti politike që të zbatojnë normat bazë të demokracisë në jetën e saj, Ky ligj është miratuar nga Bundestagu gjerman që ka detyruar zbatimin e standardeve demokratike. Uroj që anëtarët e PS të detyrojnë përfaqësuesit e tyre ta votojnë këtë ligj ndryshe i garantoj që ligji i parë që do votohet dhe kush nuk e voton do dalë jashtë ligjit”- tha me tej Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...