7.5 C
Tiranë
Monday, March 30, 2026
spot_img

Festivali i Këngës në RTSH mes kritikash, Neda Balluku shpërthen: “Është shtatzënë prej vitesh dhe nuk lind”

Ka nisur tashmë Festivali i Këngës në RTSH, një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës shqiptare, ku këtë vit në skenë janë ngjitur si artistë të njohur ashtu edhe emra të rinj. Prej vitesh, festivali ka shërbyer si një platformë për promovimin e muzikës shqiptare dhe që nga viti 2004 përcakton edhe përfaqësuesin e Shqipërisë në “Eurovision Song Contest”.

Megjithatë, mbrëmja e parë e festivalit nuk ka kaluar pa polemika. Në rrjetet sociale kanë marrë vëmendje të veçantë komentet e Neda Ballukut, e cila ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj ndaj mënyrës se si po zhvillohet festivali këtë vit.

Sipas Ballukut, problematika kryesore lidhet me vendosjen e artistëve të rinj në të njëjtën garë me këngëtarë të njohur dhe të konsoliduar, gjë që sipas saj i penalizon të rinjtë dhe nuk u jep vlerësimin e duhur. Ajo thekson se festivali, prej vitesh, ka humbur funksionin e tij krijues dhe risitë që dikur e karakterizonin.

“Festivali është shtatzanë prej vitesh dhe nuk lind. Ka kaluar çdo afat dhe nuk ka një krijesë të re,” shkruan Balluku, duke e konsideruar mungesën e ideve dhe produkteve të reja si një problem serioz.

Në një tjetër reagim, ajo shprehet kritike edhe ndaj përzgjedhjes së artistëve të ftuar, duke shkruar:
“Unë uroj me gjithë zemër që çdo vajzë a djalë që bën art dhe në vena ka gjak shqiptari, të shkëlqejë e këtë sukses kudo qoftë nëpër botë!
Por Galën një herë në 3 vjet e ftuar, me gjithë dashamirësinë time, është e tepërt.
Nuk është as nga Shkodra.”

Balluku shton se festivali nuk po arrin të vlerësojë siç duhet as artistët e rinj dhe as ata të konfirmuar, duke rrëzuar edhe argumentin se në garë “konkurron vetëm kënga”.
“E para dhe kryesorja, nuk munden me artistët të rinj të konkurojnë tek e njëjta kategori me artistët Big. As vlerësohen të rinjtë siç duhen dhe sidomos nuk i jep vlerën që meritojnë artistëve të konfirmuar. Dhe jo, nuk është argument ‘konkurron kënga’, këngët janë çdo vit e më dramë,” shkruan ajo.

Reagimet e Ballukut kanë ngjallur diskutime të shumta në rrjet, duke rikthyer në vëmendje debatin e përvitshëm mbi rolin, formatin dhe misionin real të Festivalit të Këngës në RTSH, si dhe mbi nevojën për ndryshime që ta rikthejnë atë në një hapësirë të vërtetë krijuese dhe konkurruese për muzikën shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Po negociojmë me kryetarin e parlamentit iranian” – Trump konfirmon bisedimet për armëpushim

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të hënën se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime me kryetarin e parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, për një...

“Më preku fakti se ai donte të më nxirrte si të paplotësuar” – Edisa...

0
Gjatë intervistës në “Big Brother VIP Radio” në Top Albania Radio, banorja Edisa ka rrëfyer momentet më personale brenda shtëpisë, duke prekur veçanërisht përplasjen...

“Nalt e poshtë”: Londrim Mekaj shfaqet me Aurora Rrusta, paralajmëron projekte të reja

0
Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për aktivitetin në...

Berisha: “Rama përdor ‘mandatet e krimit’ për të mbrojtur pasuritë e tij”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama për përdorimin e ashtuquajtura “mandate krimi” për të mbrojtur interesat dhe pasuritë e...

Tragjedi në Selanik: Gruaja 59-vjeçare gjendet e pajetë në banesën e saj, dyshohet të...

0
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Evosmos në Selanik, ku një grua 59-vjeçare, banore e Gjermanisë, është gjetur e pajetë në banesën...