20.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Tragjedinë Karolinën e Veriut/ Rrëzohet një avion biznesi, humbin jetën 7 persona, mes tyre ish-piloti i NASCAR Greg Biffle dhe familja e tij

Një avion biznesi i tipit “Cessna C550” u rrëzua ditën e djeshme në Karolinën e Veriut, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave që ndodheshin në bord. Mes viktimave është edhe ish-piloti i njohur i NASCAR, Greg Biffle, së bashku me anëtarë të familjes së tij, bëjnë me dije autoritetet amerikane, sipas agjencisë AP.

Sipas Patrullës Shtetërore të Autostradave të Karolinës së Veriut, avioni ishte nisur nga aeroporti rajonal i Statesville, rreth 72 kilometra në veri të Charlotte, por menjëherë pas ngritjes tentoi të kthehej për t’u ulur sërish në aeroport. Gjatë këtij manovrimi, mjeti ajror u rrëzua, duke rezultuar fatal për të gjithë personat në bord.

Të dhënat paraprake tregojnë se avioni ishte i regjistruar në emër të një kompanie të drejtuar nga vetë Greg Biffle. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rrëzimit, as arsyeja pse avioni u detyrua të kthehej, ndërkohë që kushtet atmosferike raportohet se ishin me shi dhe reshje.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) konfirmon se Biffle ishte i certifikuar dhe i kualifikuar për të pilotuar si helikopterë, ashtu edhe avionë me një dhe shumë motorë. Megjithatë, autoritetet nuk kanë sqaruar ende nëse ai ishte duke pilotuar avionin në momentin e aksidentit.

Në bord ndodheshin bashkëshortja e tij, Cristina, si dhe dy fëmijët e tyre, Ryder, 5 vjeç, dhe Emma, 14 vjeç. Viktima të tjera të identifikuara janë Dennis Dutton, djali i tij Jack dhe Craig Wadsworth.

Greg Biffle, 55 vjeç, ishte një nga emrat më të njohur të garave amerikane NASCAR. Gjatë karrierës së tij, ai fitoi mbi 50 gara në tre kategoritë kryesore të NASCAR, përfshirë 19 fitore në Serinë Cup. Biffle u shpall kampion i Serisë Trucks në vitin 2000 dhe fitoi titullin e Serisë Xfinity në vitin 2002.

Në një reagim zyrtar, NASCAR shprehu ngushëllimet për humbjen tragjike: “Greg ishte më shumë se një kampion në pista. Ai ishte një anëtar i dashur i komunitetit tonë”.

Sipas të dhënave të publikuara nga FlightAware.com, avioni ishte nisur nga aeroporti i Statesville pak pas orës 10:00 të mëngjesit dhe kishte destinacion Floridën. Dëshmitarë okularë, përfshirë lojtarë golfi që ndodheshin pranë aeroportit, kanë treguar se u tronditën kur panë rrëzimin e avionit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike vijojnë nga autoritetet përkatëse amerikane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...