25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

SPAK zgjat për herë të gjashtë hetimet për Arben Ahmetajn, afati i fundit shtyhet deri më 22 mars 2026

Për të gjashtën herë radhazi, Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet në lidhje me dosjen e inceneratorëve. Hetimi ndaj tij zhvillohet në një fraksion të ndarë të çështjes, për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Sipas burimeve zyrtare, veprimet komplekse hetimore që po kryhen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kanë qenë shkak për shtyrjen e radhës të afateve, duke e çuar përfundimin e hetimeve deri më datë 22 mars 2026.

Nga ana e tij, Arben Ahmetaj, përmes mbrojtësit ligjor Henrik Ligori, i ka pritur me indiferentizëm shtyrjet e herëpashershme të afateve hetimore. Avokati ka bërë me dije se interesi i klientit të tij, që në krye të herës, mbetet zbardhja e së vërtetës dhe që organi i akuzës të marrë të gjithë kohën e nevojshme për të përmbyllur hetimin.

Në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, kjo shtyrje konsiderohet e fundit që SPAK ka të drejtë të aplikojë. Pas përfundimit të këtij afati, Prokuroria duhet të marrë një vendim përfundimtar, nëse do ta dërgojë ose jo çështjen për gjykim.

Për të njëjtën çështje po hetohen gjithashtu edhe bashkëjetuesja aktuale e Arben Ahmetajt, si dhe ish-bashkëjetuesja e tij, Albina Mançka, së bashku me Erjola Hoxhën. Të dyja dyshohen për kryerjen e veprave penale “fshehje dhe mosdeklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim më 10 korrik 2023, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...