29.8 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Fier – Zbulohet ambient për kultivim kanabisi me llamba, arrestohen pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin antikanabis të koduar “Led”, duke zbuluar një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike brenda një banese në fshatin Vadhizë. Në pranga kanë rënë pronari i banesës, 63-vjeçari I.G., dhe një punonjës i OSHEE-së, 61-vjeçari R.M., i dyshuar për shpërdorim detyre.

Sipas hetimeve, banesa ishte përshtatur me pajisje elektrike si llamba, aspiratorë, ventilatorë dhe panele për ngrohje dhe ndriçim, duke u furnizuar në mënyrë të paligjshme me energji elektrike, një fakt që punonjësi i OSHEE-së dyshohet se e ka neglizhuar qëllimisht.

Nga kontrolli i banesës, policia sekuestroi:
• 41 bimë narkotike Cannabis Sativa
• 57 fidanë kanabisi
• Një sasi e kanabisit të përpunuar
• 784 fara kanabisi
• 5 panele elektrike
• 8 llamba për ndriçim dhe ngrohje
• 2 filtra ajrimi
• 3 ventilatorë freskues
• 2 aspiratorë
• 18 pajisje të tjera elektrike për kultivim

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe veprimeve të shpejta hetimore.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ku vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...