12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Finalizohet operacioni “Logo”: Kapet 40-vjeçari që vodhi syze me vlerë mbi 11 mijë euro

Strukturat e Policisë së Tiranës kanë finalizuar me sukses operacionin “Logo”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në kuadër të punës hetimore intensive për zbardhjen e vjedhjeve dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Si rezultat i këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E.(D.) D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Sipas hetimeve, ai dyshohet se gjatë katër muajve të fundit ka vjedhur në mënyrë të përsëritur në të njëjtin dyqan, duke marrë 7 palë syze, me një vlerë totale rreth 11 200 euro.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të verifikuar nëse 40-vjeçari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera në kryeqytet. Ndaj tij rëndon akuza për “Vjedhje të kryer më shumë se një herë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...