11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Fonseca i zemëruar pas fitores ndaj Crvena Zvezdës: “Kjo nuk duhet të ndodhë më”

Pas një fitoreje të vështirë të Milanit ndaj Crvena Zvezdës, trajneri Paulo Fonseca nuk i kurseu kritikat ndaj skuadrës së tij. Në deklaratën për shtyp pas ndeshjes, ai u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i disa lojtarëve dhe theksoi se nuk është i kënaqur vetëm me rezultatin.

Nuk jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Kemi detyrimin të japim gjithçka për të fituar, por sot nuk e bëmë këtë. Lojtarët e mi duhet ta kuptojnë se kjo nuk duhet të ndodhë më,” tha Fonseca, duke paralajmëruar për ndryshime.

Sipas raportimit të gazetës “La Repubblica”, shpërthimi i tij kishte në shënjestër disa lojtarë kryesorë:

Theo Hernandez: Ai u kritikua për një performancë të zbehtë, ndërsa dyshohet se ishte i shqetësuar nga polemikat për një video që përmendte një akuzë për dhunë ndaj një vajze. Hernandez mori një karton të verdhë të panevojshëm, duke hedhur një top të dytë në fushë, ndërsa nga krahu i tij kundërshtarët krijuan rreziqe të shumta. Fonseca madje po konsideron ta lërë atë jashtë formacionit në ndeshjen e ardhshme ndaj Genoa-s.

Fikayo Tomori: Edhe pse ishte në stol, Tomori mori një karton të verdhë për sjellje të pahijshme, duke u pezulluar për ndeshjen e radhës. Ky veprim konsiderohet i papërgjegjshëm nga trajneri.

Ruben Loftus-Cheek – Përveç dëmtimit muskulor që e ka përjashtuar nga ndeshjet për pjesën e mbetur të vitit 2024 (ndoshta së bashku me Pulisic dhe Morata), ai pati një performancë të zbehtë dhe pa ndikim.

Davide Calabria – I zemëruar, pavarësisht se i ishte rikthyer roli i titullarit dhe shiriti i kapitenit, ai reagoi negativisht ndaj zëvendësimit.

Ky shpërthim vjen në një moment kritik për Milanin, i cili, përveç sfidave në fushë, duket se po përballet edhe me çështje të brendshme disiplinore. Fonseca e ka bërë të qartë se do të kërkojë një reagim të fortë nga skuadra e tij për të përmirësuar qëndrimin dhe performancën në fushë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...