27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Forcat ukrainase fitojnë terren në jug,qytetarët kanë dalë në protestë kundër Rusve

Mariupoli vijon prej ditësh të jetë kryeqendra e luftimeve mes trupave ruse dhe atyre ukrainase, që kanë hyrë në ditën e 28 të përballjes së tyre.

Qyteti është kthyer në një gjendje të mjerueshme, ku qindra civilë janë vrarë, mijëra janë larguar ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.

Në orët e fundit, raportohet se rusët kanë hyrë në Mariupol të mbështetur nga separatistët e Donbasit, megjithatë inteligjenca amerikane pohon se ushtria ukrainase do të kundërpërgjigjet dhe nuk do e le qytetin në duart e pushtuesve.

Burime nga Pentagoni bëjnë me dije se forcat vendase po rifitojnë terren në jug dhe pikërisht pranë qytetit Kherson, aty ky qytetarët kanë sfiduar frikën dhe prej disa ditësh kanë dalë në protesta kundër rusëve. Të njëjtët burime konfirmojnë se deri tani nuk ka të dhëna për ndonjë sulm të mundshëm me armë kimike nga ana e rusëve.

Presidenti Zelensky bëri një tjetër dalje në rrjetet sociale ku deklaroi se negociatat me palën ruse vazhdojnë dhe fajësoi ushtrinë e saj se ka penguar karvanin me ndihma humanitare që i ishte drejtuar Mariupolit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...