22.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Forumin i Grave të Partisë Popullore Europiane në Bruksel, Vokshi: “Mungesa e zgjedhjeve të lira sjell humbje”

Në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women), i mbajtur në Bruksel më 14 dhjetor, shqetësimet për përkeqësimin e gjendjes së demokracisë në Shqipëri ishin në qendër të diskutimeve. Zëvendëspresidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti disa probleme të rëndësishme, duke përfshirë korrupsionin, krimin e organizuar dhe persekutimin politik të lidershipit të opozitës, si dhe kërkesën për krijimin e një qeverie teknike para zgjedhjeve të vitit 2025. Ajo u shpreh se Shqipëria ka kaluar në një regjim autoritar dhe të korruptuar, ku Kryeministri Rama ka centralizuar të gjithë pushtetin dhe ka politizuar sistemin e drejtësisë, duke përdorur atë si mjet për persekutimin politik të opozitës.

Vokshi, duke iu referuar rezolutave të fundit të miratuara nga partite politike të qendrës së djathtë në Europë dhe SHBA, theksoi tri çështje kryesore për Shqipërinë: kontrollin absolut të Kryeministrit Rama mbi pushtetin, përdorimin e drejtësisë për qëllime politike dhe lidhjet e thella të qeverisë me krimin e organizuar. Ajo përmendi si alarmante zbulimet nga autoritetet belge dhe franceze lidhur me korrupsionin dhe lidhjet mes udhëheqjes socialiste dhe grupeve kriminale, përfshirë pastrimin e parave dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme që të mund të pranohet si e barabartë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian,” tha Vokshi, duke theksuar se mungesa e zgjedhjeve të lira sjell humbje të të gjitha të drejtave të tjera dhe bën që çdo përpjekje për stabilitet të jetë një iluzion. Ajo bëri thirrje për mbështetje të mundshme për krijimin e një qeverie teknike, siç është modeluar në Maqedoninë e Veriut, për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë dhe të barabartë.

Puna e forumit përfundoi me një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për Shqipërinë dhe angazhimin e EPP për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe vlerat europiane. Në këtë ngjarje morën pjesë figura të rëndësishme nga politika evropiane, përfshirë Komisionerët Dubravka Suica, Jessika Rosëall dhe Henna Virkkunen, si dhe eurodeputetë nga vende të ndryshme të BE-së. Në emër të Partisë Demokratike (PD), Albania Vokshi dhe Elda Hoti, deputete e PD-së, paraqitën shqetësimet dhe kërkesat e Shqipërisë në këtë forum.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...