27.7 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Foto/ Daljnë detaje të reja nga masakra në Gjilan: Konflikti për fajde që përfundoi me vrasje trefishtë dhe arrati

Mediat e Kosovës kanë zbardhur detaje të reja nga masakra që tronditi Gjilanin, ku tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur në një përplasje të armatosur.

Ngjarja ka në qendër emrin e njohur për fajde, Mefail Shkodra, i cili, bashkë me dy djemtë e tij — Engjëll dhe Edonis Shkodra — është shpallur në kërkim. Të tre u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit, me Engjëllin që ka marrë një goditje në krah, ndërsa Edonisi ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja nisi më 21 korrik, kur Shkodra u mor në pyetje pas një kallëzimi nga Bujar Hoxha, një tjetër figurë e njohur në qytet. Dhjetë ditë më vonë, Shkodra paditi Hoxhën për deklarim të rremë. Më pas, Edmond Hasani e ftoi Shkodrën në një takim “miqësor”, që rezultoi fatal.

Pamjet dhe audio-incizimet e publikuara nga Gazeta Insajderi tregojnë momentin kur Shkodra refuzon të takohet me Hoxhën për shkak të një procesi penal në zhvillim. “Nuk guxon me ma pru Bujarin këtu…”, dëgjohet ai, para se shpërthejnë të shtënat.

Sipas burimeve, sherri lidhet me një borxh për një Audi Q5, që çoi në bllokimin e llogarive të Bujar Hoxhës nga përmbaruesi Përparim Xhelili.

Viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë, ndërsa në listën e të plagosurve është edhe vetë Bujar Hoxha, aktualisht në gjendje të qëndrueshme.

Pas ngjarjes, Inspektorati Policor i Kosovës pezulloi katër zyrtarë policorë të dyshuar për lidhje me grupin e Shkodrës, duke e thelluar më tej dyshimin për një rrjet fajdexhinjsh dhe lidhje me zyrtarë të korruptuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...