34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Foto/ Reagimi i Klea Prengës pas sulmit brutal: “Do luftoj për drejtësi”

Klea Prenga, vajza e cila u sulmua brutalisht nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka reaguar për herë të parë pas publikimit të videos që tregonte momentet e dhunës së tmerrshme ndaj saj në një lokal në Tiranë. Në një postim në Instagram, Prenga përshkruan situatën duke thënë se ajo u sulmua teksa ishte duke ngrënë dhe i etiketon dy motrat si “fundërrina, dhjakse.”

Ajo shprehet e vendosur për të luftuar që drejtësia të vihet në vend dhe që motrat Berisha të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

“Të dashur miq, pamjet e sulmit të shpifur u shpërndan sot, ato tregojnë vetëm forcën time për të vazhduar përpara. Edhe pse e gjakosur nuk ndalova së mbrojturi veten time. Dhjakse fundurrina që godasin nga mbrapa një person që është duke ngrënë, harrojnë që ka një Zot atje lart që më mbron. Falenderoj Zotin për forcën që më dha dhe vazhdon të më japë. Unë nuk do të lejoj që dhuna të më mposhtë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, ajo më jep forcë të luftoj që drejtësia të shkojë në vendin e duhur. Faleminderit,” shkruan Prenga në postimin e saj.

Ky reagim i Klea Prengës vjen si një përpjekje për të treguar forcën dhe vendosmërinë e saj përballë një situate të vështirë, duke kërkuar që ata që janë përgjegjës për dhunën të përballen me pasojat e veprimeve të tyre.

pamje te sherrit ne lokal

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...