33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Foto/ Sherr masiv mes rojeve private dhe shitësve ambulantë në Kishën e Laçit

Prezenca e tregtareve ambulantë përreth kishës së Shna Ndout në Laç është kthyer ne burim konflikti mes këtyre të fundit dhe rojeve fizike të kishës.

Policia private ka ndërhyrë për largimin e ambulantëve por është përballur me rezistencën e tyre, duke sjellë përplasje fizike mes tyre. Denoncimi është bërë nga përgjegjësi i rojeve private Gjon Shkëmbi, sipas të cilit nuk po gjejnë mbështetjen e policisë bashkiake dhe asaj të rendit, dike sjellë dhe këtë situatë.

“Problemi jonë është që aty po na dëmtojnë rojet, me tregtarët e paligjshëm, e kemi njoftuar disa herë policinë, dhe nuk ndërhyn as policia bashkiake dhe as policia e rendit. Nuk na kanë dhënë as përgjigje, asgjë. Kjo punë do të zgjidhet vetëm me vetëgjyqësi, nëse nuk ndërhyn shteti gjendja do të rëndohet edhe më tepër.

Kemi kërkuar largimin e tregtarëve ambulantë, dhe policia asnjëherë nuk na ka ndihmuar, ata nuk kanë kurrfarë licence. Nga drejtoria na përcjellin, thonë duhen police gra, dhe e kemi vetëm një grua police që është me leje lindje. Ky është justifikimi i tyre se nuk kanë police femër dhe nuk mund të na mbështesin”, u shpreh Shkëmbi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...