22.1 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Fredi Beleri, eurodeputet i Demokracisë së Re, përgatitet për takim me Ramën: “Secili po bën punën e tij”

Eurodeputeti i Demokracisë së Re dhe kandidati për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, gjatë një takimi në Selanik me zv/ministrin e Brendshëm për Maqedoninë dhe Trakën, Konstandinos Gioulekas, është pyetur për takimin e tij të ardhshëm me kryeministrin shqiptar Edi Rama, si pjesë e një delegacioni të Parlamentit Europian që do të vizitojë Shqipërinë.

Unë do të jem një nga dhjetë eurodeputetët që do të udhëtojnë për në Shqipëri për të zhvilluar një takim me kryeministrin Rama. Secili prej nesh po bën punën e tij. Mendoj se zoti Rama po kryen detyrat e tij, dhe unë po ndjek të miat,” tha Beleri.

Në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Beleri theksoi rëndësinë e përfshirjes së vendit në familjen europiane, duke u shprehur: “Gjeografikisht Shqipëria është në Europë. Pyetja qëndron nëse ajo dëshiron të hyjë. Greqia ka luajtur një rol udhëheqës në hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, që është shtëpia e përbashkët e të gjithëve, por që ka rregullat e tij.”

Zv/ministri grek Gioulekas, i pyetur për vizitën e ardhshme të kryeministrit shqiptar në Selanik, tha se Greqia dëshiron marrëdhënie të mira me fqinjët, duke shtuar: “Ajo që kërkojmë është që të respektohen të drejtat e njeriut të vëllezërve tanë vorioepiriotë, nëse fqinjët tanë duan të ndjekin rrugën evropiane dhe të gjejnë në Greqi një mbështetje të vërtetë.

Ai gjithashtu përgëzoi përpjekjet e Belerit për mbrojtjen e të drejtave të banorëve të Vorio Epirit, sidomos gjatë ndjekjes penale të tij nga sistemi i drejtësisë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e respektimit të këtyre të drejtave për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...