24.4 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Fshihnin të ardhurat e përfituara nga aktiviteti i kundërligjshëm i këmbimit valutor, vihet në pranga një kambist, procedohet në gjendje të lirë një tjetër

Dy persona u arrestuan nga policia e Durrësit në operacionin e koduar “Informaliteti”, pasi sipas tyre, ata punonin si kambistë, pa licencë.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi L. H., 57 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. Sh., 59 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës.

Njoftimi i Policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”.

Goditen 2 raste të veprimtarive të paligjshme të fshehjes së të ardhurave dhe informalitetit.

Ushtronin në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, si dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga një kambist, procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, goditën 2 raste të veprimtarive të paligjshme të fshehjes së të ardhurave dhe informalitetit.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi L. H., 57 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. Sh., 59 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambistë, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat këta shtetas i kishin përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...