13.5 C
Tiranë
Saturday, May 30, 2026
spot_img

Furgoni i mallrave nga Anglia kapet me 7 pako kokainë në Durrës

Policia kufitare në portin e Durrësit ka kryer kontroll në një fugon me targa angleze, pas dyshimeve për sende të paligjshme. Bëhet me dije se nga skanimi u zbulua se furgoni i mallrave kishte të fshehura 7 pako kokainë. Mësohet se kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sediljes së shoferit. Lënda narkotike ishte paketuar në qese vakumi për mos tu kuptuar nga qentë anti-droge.

Lidhur me rastin mësohet se janë arrestuar dy persona, 38-vjeçari Arjan Doci dhe 39-vjeçari Mentor Çuni, të cilët rezultojnë të jenë kushërinj. Furgoni transportonte sende dhe pako nga komuniteti shqiptar në Angli dhe i sillte në Shqipëri duke ndjekur itinerarin Shqipëri-Itali-Angli.

Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e shtetit ka njoftuar homologët anglez për të marrë më shumë të dhëna rreth kompanisë së regjistruar në Angli. Drejtoria e Policisë Kriminale mësohet se është vënë në kontakt me oficerët e britanik të NCA në Tiranë për hetime të përbashkëta, ndaj të tjerë shqiptarëve të përfshirë në këtë linjë trafiku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...