13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Garancia sovrane/ Basha: Të rishihet skema! 6 muajt e ardhshëm do jenë edhe më të vështirë, duhet të marrin të gjithë me interesa të përballueshme

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar nga Fushë-Kruja që të rishihet skema e garancisë sovrane duke vendosur kushte të reja si përfitimi nga ata që kanë vërtet nevojë dhe me interesa të përballueshme.

Basha akuzoi qeverinë se gjatë karantinës nga garanci sovrane përfituan vetëm një grusht njerëzish apo oligarkët, por theksoi se 6 muajt e ardhshëm do jenë edhe më të vështirë prandaj sipërmarrjet duhet të mbështeten.

Sipas tij, çdo sipërmarrje në Shqipëri duhet të përfitojë nga ky mekanizëm pavarësisht njohjeve dhe lidhjeve me qeverinë.

”Të rishihet skema e garancisë sovrane. Garancia sovrane që vendet e tjera i vunë në dispozicion sipërmarrjeve, i shërbyen edhe fondit për pagat edhe për investime, dhe shpenzime operative, me interesa të përballueshme, jo në stratosferë. Se pastaj janë të pamundura.

E dyta, me kritere që t’i përballojnë të gjithë. Ajo sipërmarrje që ka nevojë për kredi të tillë, ta marrë pavarësisht lidhjeve e njohjeve me qeverinë. Ndërkohë e ashtuquajtur garanci sovrane gjatë karantinës përfituan një grusht njerëzish. Ata të përhershmit që populli i quan oligarkë. Nuk janë ekonomia ata, ata shkatërrojnë ekonominë, garën dhe vendet e punës. Duhet që nga garancia sovrane të përfitojnë të gjithë ata që kanë nevojë. 6 muajt e ardhshme do jenë edhe më të vështira se ato të parat. Prandaj duhet të rishihen kushtet.”- tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...