27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gazetarja italiane arrestohet në Iran pas publikimit të podcastit

Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi se gazetarja Cecilia Sala, e cila ndodhej në Iran për të kryer “veprimtarinë e saj gazetareske”, është arrestuar nga policia në Teheran më 19 dhjetor. Sala, e njohur për podkastin e saj “Stories”, ku trajton jetën në vendet përreth botës, u arrestua pa u dhënë një arsye e saktë për këtë veprim.

Sipas Ministrisë, ambasadori italian në Teheran e vizitoi gazetarën për të verifikuar kushtet dhe gjendjen e saj në paraburgim, ku ajo pati mundësinë të bënte dy telefonata me familjen e saj. Më 17 dhjetor, Sala kishte postuar një podkast nga Teherani, duke diskutuar për patriarkatin në kryeqytetin iranian.

Irani ka qenë shpesh i kritikuar për arrestimin e shtetasve me shtetësi të dyfishtë dhe të qytetarëve perëndimorë, duke i përdorur ata si mjet për trysni ndaj shteteve perëndimore. Kjo ngjarje vjen pas disa rasteve të ngjashme, përfshirë arrestimin dhe dënimin me 10 vjet burg të gazetarit amerikan-iranian, Reza Valizadeh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...