31.8 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Gazment Bardhi: “Duan ta shndërrojnë Kuvendin në memec”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas përjashtimit të tij nga seanca plenare e sotme, pas një debati me kryetarin Niko Peleshi dhe kreun e Grupit të PS-së, Taulant Balla.

Bardhi akuzoi mazhorancën se duan të kalojnë pa debat, pa pyetje dhe pa llogaridhënie raportimet e institucioneve të drejtësisë. Ai shtoi se qëllimi ishte të vendoset një standard i ri, ku deputetët nuk kanë të drejtë të bëjnë pyetje ndaj institucioneve që raportojnë në Kuvend:

“Duan të vendosnin një standard të ri që nuk ka ndodhur kurrë, që institucione të vijnë dhe të raportojnë dhe deputet nuk kanë të drejtë të japim pyetjet që kanë për institucionet, ndaj dhe ne reaguam dhe do reagojmë gjithmonë.”

Sipas Bardhit, skenari për përjashtimin e opozitës ishte ndërtuar shumë kohë përpara se të shpallej në seancë nga Niko Klouni. Ai theksoi një gabim të Taulant Ballës, i cili, sipas tij, urdhëroi drejtuesit e institucioneve të siguronte praninë e deputetëve të PS-së në sallë, duke ndërprerë qëllimisht debatin:

“Sepse skenari ishte ndërtuar që të ndërprisnin debatin. Nuk duan debat për paratë që i kanë vjedhur si një bandë kriminale me inceneratorët dhe duan ta shndërrojnë Kuvendin në memec.”

Bardhi nënvizoi gjithashtu se ky veprim tregon përpjekjen e mazhorancës për të imponuar kontroll absolut, duke shkelur rregulloren dhe duke tentuar të nënshtrojë opozitën, ndërsa Kuvendi, sipas tij, duhet të mbetet i hapur dhe transparent, sidomos në kontekstin e synimit për integrimin në BE.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...