21.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Giorgia Meloni, populistja e djathtë me tone të buta dhe qeverisje të hekurt

Populistja e djathtë, Giorgia Meloni e paraqet veten në postin e kryeministres italiane si kujdestare e popullit. Por nuk duhet harruar se nga cili krah politik vjen ajo, thonë ekspertët.

Sa më pak gabime, mos rënia në sy për të keq, krijimi i një imazhi pozitiv – këto ishin lajtmotivet e kryeministres së re italiane Giorgia Meloni në 100 ditët e para të qeverisjes. Ose siç shprehet politologia nga Bolonja, Sofia Ventura: “Ishin njëqind ditët e para disi pa ngjyrë”.

Deri më tani, thotë Ventura, Meloni nuk ka dhënë “iniciativa vërtet relevante”. Faza e parë u karakterizua nga shqetësimi i kryeministres për t’u paraqitur ndërkombëtarisht si një kryetare e besueshme e qeverisë. Dhe kështu për t’u ofruar kritikëve të tyre pak hapësirë për të sulmuar.

Para zgjedhjeve të shtatorit, revista “Stern” nën një fotografi me Melonin vinte titullin: “Gruaja më e rrezikshme në Europë”. Përhapja e frikës duket se është e rëndësishme për 46-vjeçaren. Kryetarja e parë e qeverisë europiane, e cila e ka nisur karrierën e saj politike në një parti neofashiste, nuk ka devijuar nga parimet e saj politike.

Toni familjar

Por Meloni përpiqet të paraqitet me një ton më të butë. Asnjë paraqitje si Donald Trumpi apo Jair Bolsonaro, në skenë paraqitet një grua që kujdeset për të tjerët.

“Shënimet e Giorgias” quhet video-podkasti me të cilin Meloni ju flet njerëzve në vetën e parë që nga marrja e detyrës, me një ton të dashur, gjithmonë me fletoren e saj personale në dorë.

“Giorgia” shkruan në kopertinën e fletores së saj sikur të ishte një gocë e re. Meloni thotë se nuk e ka problem fare që njerëzve t’ua “shpjegojë vendimet e saj”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...